Rreth nesh!

Frateri

Vaj ulliri Frateri tanimë nuk është thjeshtë një emër, por pjesë e historisë e përqendruar në traditën shekullore të prodhimit të vajit të ullirit. Ajo që e diferencon nga të tjetër është vendi i saj i origjinës, një vend që shquhet ndër breza për mjeshtërinë e trajtimit të ullirit. Ndaj ne e themi me krenari se vazhdojmë traditën shekullore të Krahinës së Fratarit të Mallakastrës. Sigurisht që kjo traditë, shtrirja gjeografike, kushtet klimaterike dhe kultivuesit autokton janë ato që e bëjnë vajin tonë kaq të veçantë. 

“Frateri” është krijuar si BRAND nga familja Canaj (Canaj Group). Nisur nga eksperienca ndër vite dhe përkushtimi në punën tonë ne jemi bërë më të mirët në cilësi. Këtë e tregon shumë qartë edhe motoja e kompanisë tonë “Përveç cilësisë, asgjë tjetër!”

Kompania ofron teknologjinë më të mirë italiane të paketimit, por janë edhe disa komponent të tjerë që e bëjnë vajin e ullirit tonë të veçantë si ndjekja e traditës së përpunimit dhe kultivuesit e zonës që zenë një vend të rendësishëm në rrugëtimin tonë.

Nisur nga të gjitha këto veçori ne me bindje themi se “Frateri” bën diferencën në treg. Vaj ulliri Frateri nuk duhet të mungojë në asnjë tryezë shqiptare, jo vetëm për vlerat e tij ushqyese, por bashkë me të ne tregtojmë edhe mjeshtërinë e përpunimit të tij.